Telegrafi

Tajfuni Gaemi godet Kinën, detyron evakuimin e mijëra njerëzve dhe pezullimin e punës në qindra fabrika

Më shumë se 27,000 njerëz në Kinën verilindore janë evakuuar dhe qindra fabrika janë urdhëruar të pezullojnë prodhimin pasi vendi u godit nga tajfuni Gaemi me shira të dendur.

Bëhet e ditur se Gaemi ka goditur qytetet në provincën bregdetare të Kinës Fujian me shira të dendur dhe erëra të forta, ndërsa stuhia më e fuqishme që goditi vendin këtë vit filloi udhëtimin gjerësisht nga bregu juglindor.

Shirat e dendur shkaktuan rritjen e nivelit të ujit në 40 rezervuarë në të gjithë provincën Liaoning, shkruan Reuters.

Andaj, zona pritet të përjetojë shira të rrëmbyeshëm ditëve në vijim.

Qindra kompani në të gjithë provincën kanë pezulluar operacionet dhe banorët e afërt janë zhvendosur për të shmangur rreziqet nga përmbytjet.

Ndryshe, stuhia, e cila vrau dhjetëra ndërsa përfshiu Tajvanin dhe përkeqësoi shirat sezonalë në Filipine, ka prekur pothuajse 630,000 njerëz në provincën Fujian të Kinës, me pothuajse gjysmën e tyre të zhvendosur. /Telegrafi/