Kandidati i koalicionit PDK-AAK-NISMA për deputet, Besnik Tahiri, thotë se angazhohet të jetë zë i fuqishëm që qeverisja të mos jetë e shkëputur nga qytetarët.
Ai përmes një postimi në Facabook ka thënë se do të angazhohet për “një shtet i cili i zgjatë dorën e përkrahjes qytetarit të tij dhe nuk e le të privuar nga shërbimet nga përkrahja materiale”.
Postimi i Tahirit:
“Në Kamenicë, ishim bashkë me Faton Jakupin, atë e përgëzova për angazhimet e tij në transformimin e shërbimeve.
Ai me pasion angazhohet për hapësira funksionale dhe gjithëpërfshirëse, për të rinjtë, të moshuarit dhe familjet.
Aty u zotova se do të jem zë i fuqishëm që qeverisja të mos jetë e shkëputur nga qytetarët, ku në rrugëtimin drejt ndryshimit nuk fragmentohet në zona dhe shtresa të pakënaqura dhe përjashtuara.
Një shtet i cili i zgjatë dorën e përkrahjes qytetarit të tij dhe nuk e le të privuar nga shërbimet nga përkrahja materiale dhe nga një ambient tërheqës për jetës, vetëm atëherë na përket secilit prej nesh.
Ne do promovojmë baraspeshën sociale në kuptim të statusit social, si dhe të mundësive si parakusht për vendin i cili zhvillon qytetarët dhe përfiton nga potenciali i tyre”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/