Site icon Telegrafi

Tahiri: Reformë rrënjësore e modelit qeverisës

Kandidati i koalicionit PDK-AAK-NISMA për deputet, Besnik Tahiri, nga AAK-ja, ka thënë se shteti dhe shoqëria ndodhen përpara sfidës për të ndërtuar një model të ri zhvillimi.

“Fokus ky i bazuar tek prodhimi, punësimi, transformimi i sistemit tonë arsimor dhe rritja e peshës se cilësisë së arsimit profesional. Të domosdoshme për të ecur me hapa të shpejt drejt qyteteve moderne, sinergjike në synim të zhvillimit”, ka thënë Tahiri.

“Të gjitha këto janë të mundshme vetëm përmes një reformë rrënjësore të sistemit qeverisës”.

“Që institucionet të jenë një me ekonominë dhe sipërmarrjen, duhet ndërtuar relacion i ngushtë i qeverisë me sipërmarrësin dhe të sipërmarrësit me qeverinë”.

“Andaj, zotohem për tranformim, një shërbim për zhvillim”, ka thënë Tahiri.

Exit mobile version