Site icon Telegrafi

Tahiri për asfaltimin e rrugës “Agim Ramadani – Katana”: Së shpejti pritet të përfundojnë trotuaret dhe sinjalizimi

Fillimi i asfaltimit të rrugës "Agim Ramadani - Katana" në Mitrovicë

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës “Agim Ramadani – Katana” në Mitrovicë.

Për këtë, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se së shpejti priten finalizimet në trotuare dhe sinjalizim në këtë rrugë, shkruan Telegrafi.

“Edhe kjo rrugë po merr pamjen e duhur, pasi janë futur nëntokë kabllot e rrymës dhe të gjithë operatorëve”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, pas finalizimet në trotuare dhe sinjalizim, rruga “Agim Ramadani -Katana” do të jetë një prej rrugëve “më të kompletuara” në qytet. /Telegrafi/

Exit mobile version