Site icon Telegrafi

Tahiri i PDK-së: Për dy vjet në KEK janë dhënë 105 milionë euro kontrata njëburimore, kjo situatë nuk ka ndodhur asnjëherë

Shefi i Grupit Parlamentari i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Korporatën Energjetike të Kosovës tha se për dy vjet kjo korporatë ka kontraktuar 105 milionë euro kontrata njëburimore.

Tahiri tha se KEK tash e pesë vjet menaxhohet nga personat e deleguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“…Nëse shohim në total buxhetin e shpenzuar në këto vite e kalon shifrën 600 milionë euro që në fakt nuk e dimë saktësisht se nga kush janë menaxhuar. A janë menaxhuar nga bordi, a nga drejtori, a nga Dejona, a nga Nagipi apo Martini?…”, tha ai.

Tutje shefi i GP-së së PDK-së tha se për dy vite janë dhënë 105 milionë euro kontrata njëburimore.

“Për dy vitet e fundit i kemi evidentua se janë dhënë 105 milionë euro kontrata njëburimore, po flasim për vitin  2022 dhe 2023. Kjo korporatë ka kontraktuar 105 milionë euro kontrata njëburimore”, tha ai.

Sipas tij, kjo situatë nuk ka ndodhur asnjëherë në Korporatën Energjetike të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version