Telegrafi

Tahiri: Buxhet një milion euro për bujqësi (Video)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se në rast të marrjes së pushtetit, do të ndajë një milion euro buxhet për bujqësi.

“Ne kemi paraparë një treg modern për prodhuesit vendor sipas modelit të tregut në Tiranë, një trajtim dhe një mbështetje të bujqësisë sipas zonave, dhe organizmi i panairit të patates”, ka thënë Tahiri në emisionin “Debat” në RTV Dukagjini.

Ai ka theksuar se do ta dyfishojnë buxhetin për bujqësi dhe subvencione për bujqësi ku brenda dy viteve ky buxhet do të jetë një milion euro. /Telegrafi/