Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës është lajm i keq për qytetarët.
Ai ka thënë se ky vendim po vjen në rrethana shumë të vështira ku kemi shtrenjtim të shumë produkteve.
“Kjo gjë duhej të ishte alarm për kryeministrin Kurti, për Qeverinë dhe të gjithë ne. Ne si grup parlamentar e mbështesim edhe debatin edhe miratimin e një rezolute ku kërkojmë revokimin e këtij vendimi që është në dëm të qytetarëve”, ka thënë Tahiri.
Tahiri i është përgjigjur edhe shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës, e cila tha se opozita po bënë deklarata popullsitë.
“Dua t’i them kryetares së Grupit Parlamentar të LVV-së është mirë me i pa e me i lexu, se grupi i AAK me kohë e ka dërguar komentin te ZRrE-ja, andaj nëse ka një deklarim popullsitë është deklarimi i juaj, është deklarim i bartjes së fajit. Si Kuvend e kemi obligim edhe mundemi që ta revokojmë këtë vendim”, tha Tahiri. /Telegrafi/