Telegrafi

Tagged blen Hi5

Hi5 njëfarë vakti ishte konkurrent i denjë në tregun e rrjetave shoqërore me Facebookun dhe MySpace-in, por sikurse MySpace, humbi betejën në tregun të cilin gati në tërësi e ka pushtuar Facebook. I përballur me dominimin e Facebookut Hi5 para ca viteve është transformuar në rrjetin shoqëror të specializuar për lojëra. Por përkundër qasjes së re dhe marrjes së kapitalit të ri kompania më herët ishte e detyruar që të largoj një pjesë të punëtorëve dhe të zëvendësoj udhëheqësit.

Me blerjen e Hi5 Tagged synon të zgjeroj biznesin e vet, por për momentin do të mbesin faqet e ndara të të dyja shërbimeve. Në Tagged theksojnë se përmes kësaj blerje do të dyfishojnë numrin e shfrytëzuesve aktiv në 20 milion, e numri i shfrytëzuesve të regjistruar do të rritet për 200 milion, në 330 milion.

Detajet financiare në lidhje me këtë blerje nuk janë publikuar. /Telegrafi/