Site icon Telegrafi

Tabloidi i afërt me Vuçiqin publikoi një intervistë me një përdhunues, qytetarët dalin në rrugë – shkelmohet redaktori i gazetës Informer

Tabloidi serb Informer u përball me një sërë kritika pasi transmetuan një intervistë me përdhunuesin serik, Igor Millosheviq në kanalin e tyre televiziv.

Ai foli gjerë e gjatë për vjedhjet, përdhunimet dhe lëndimet e të burgosurve të tjerë.

https://youtu.be/heaEabGGADo

Në një moment ai shtoi se më së shumti e emociononte frika e grave që i përdhunonte.

“Frika e atyre grave, liria ime dhe eksitimi që mund të bëj çfarë dua me to, prandaj e bëra. Pendimi vjen më vonë… Pastaj kur të sulmoj nuk ka pendim, vetëm dua të plotësoj dëshirat e mia dhe shoh pafuqinë e tyre. Nëse më pyet: “Çfarë do?”, më humbet dëshira, por nëse shoh frikë, shkoj deri në fund”, ka thënë Millosheviq, i cili shpesh quhet tabloidi i “Vuçiqit”, për shkak të preferencës së theksuar ndaj presidentit serb. Aleksandar Vuçiq.

Milosheviq ishte dënuar me 15 vjet burg në vitin 2008 dhe së fundmi është liruar, raporton N1.

Kjo ka bërë që të reagojnë qytetarët dhe shumë shoqata të grave kanë dalë në protestë para zyreve të gazetës, ku disa prej tyre kanë sulmuar edhe kryeredaktorin e lajmeve të tabloidit.

Këshilli i shtypit paralajmëroi se me publikimin e rrëfimit të një përdhunuesi të shumëfishtë të dënuar, Informer poshtëroi viktimat, shqetësoi publikun dhe frikësoi lexuesit. Këshilli i Shtypit i bëri thirrje redaksive të Informer që “të fillojnë të respektojnë standardet profesionale, të drejtat e njeriut të njerëzve për të cilët raportojnë dhe të udhëhiqen nga interesi publik”.

Informer mbron vetveten duke thënë se intervista të tilla bëhen në mbarë botën “që populli të shohë se si mendojnë kriminelët”, por shoqatat gazetareske kujtojnë se në këtë rast duhet pasur parasysh publiku dhe viktimat. /Telegrafi/

Exit mobile version