Telegrafi

Tabletët me Tetëshe gjatë çerekut të tretë

Platforma e re e Intelit, së paku sipas paralajmërimeve, do të duhej të mundësoj ndërtimin e pajisjeve të cilat për nga dimensionet dhe kohëzgjatja e baterisë do të ishin të krahasueshëm me zgjidhjet e bazuara në procesorët ARM. Prodhuesit e kompjuterëve tradicional sipas pohimeve anojnë kah zgjidhjet e Intelit, përkundër përparësive të cilat momentalisht ofron ARM, thonë burimet. Gjithashtu, besohet se tabletët e bazuar në platformën e Intelit me Windows kanë potencial të madh në ambientet enterprise për shkak të kompatibilitetit me zgjidhjet ekzistuese në korporata.

Edhe pse ende nuk ka informata zyrtare, ekzistojnë thashetheme se Microsoft në Windowsët për ARM do të mund të largonte në tërësi përkrahjen për desktopin klasik, dhe se në këtë tip të pajisjeve do të ekzekutohen kryesisht aplikacionet në stilin Metro. /Telegrafi/