Ky hulumtim i cili është publikuar në revistën amerikane, “Cell”, zbulon se tabletat e prodhuara deri më tani e kanë përmirësuar aftësinë e vrapimit në distanca të gjata te minjtë laboratorike duke sjellë edhe shumë veprime tjera pozitive të cilat lidhen me ushtrimet.
Përbërja sintetike, AICAR, pas katër javësh ka bërë që minjtë të cilët nuk kishin vrapuar aspak të mund të vraponin për, mesatarisht, 44% me gjatë se minjtë të cilët nuk i kishin marrë tabletat eksperimentale.
Shkencëtarët shpresojnë se bari i ri me kalimin e kohës dhe me përmirësimin e efekteve të tij do të mund të përdoret për mjekimin e sëmundjeve të cilat nxisin rënien e muskujve si edhe në përmirësimin e shëndetit të njerëzve të cilët vuajnë nga sëmundje kronike, siç është diabeti.