Telegrafi

Tabarez është prekur nga një sëmundje e rrallë, e gjitha bota në përkrahje të trajnerit uruguaian

Trajneri i njohur uruguaian, Oscar Tabarez, është prekur nga një sëmundje e rrallë, sindroma Guillain-Barre, një patologji që godet sistemin nervor dhe krijon probleme muskulore te këmbët, krahët dhe gjithë shtylla kurrizore, aq sa mund të shkaktojë edhe probleme me frymëmarrjen dhe probleme kardiake.

Lajmi i dhimbshëm është bërë publik sot nga mediat nga Uruguai, që raportojnë se trajneri ka kohë që vuan nga kjo sëmundje.

Jo rastësisht, para dhe gjatë Kupës së Amerikës 2016 Tabarez nuk shfaqej asnjëherë duke ecur, por me një makinë të vogël dhe me bastun në dorë.

Lexo po ashtu Shqipëri-Serbi në mesin e përballjeve më të ashpra

Trajneri 69-vjeçar me siguri do të tërhiqet nga futbolli dhe ndërkohë nga e gjithë bota i kanë shkuar mesazhe inkurajimi, për të përballuar këtë moment të vështirë të jetës së vet.