Nëse paramendoni çrregullimin apo sëmundjen mendore përmes arkitekturës, si do të dukeshin ato?
Federico Babina ka realizuar projektin e quajtur Archiatric, që ofron 16 vepra të arkitekturës që kanë nevojë për riparim, transmeton Telegrafi.
Dizajnet janë abstrakte, por për secilin që jeton me ndonjë problem mendor, ato janë të sakta. Një video e animuar e intensifikon më tej efektin e këtyre imazheve.
Babina është i njohur si arkitekt që përdor stil unik gjeometrike me frymëzim nga kubizmi. Realizimet e tij janë shpesh surreale. /Telegrafi/