Site icon Telegrafi

A do ta anashkalojë Japonia kushtetutën e saj e cila e ndalon atë ta ngritë forcën ushtarake të vendit?

Japonia, e cila është e përkushtuar në paqe zyrtarisht nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, mund të ndryshojë qëndrimet paqësore pasi që tensionet në rajonin e paqësorit janë në ngritje e sipër pas veprimeve të fundit ushtarake të Rusisë dhe Kinës.

Japonia ka shumë kohë që ka qenë një vend model, duke preferuar ngritjen ekonomike në vend të sigurisë kombëtare, duke marrë lëvdata nga vende të ndryshme të botës pasi zgjodhi që mos të ketë status ushtarak që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, kur edhe u bë vendi i dytë për fuqi ekonomike në botë nga viti 1968 deri në vitin 2010 kur Kina e kaloi vendin ishullor, përcjell Telegrafi.

Por që modeli japonez i qeverisjes është në rrezik pas përshkallëzimit të tensioneve me Kinën dhe Rusinë përgjatë rajonit të paqësorit, tensione këto të cilat po e shtyjnë Tokion zyrtare në ndërrimin e qëndrimeve paqësore tek zhvillimi i kapaciteteve kundër sulmuese, diçka që kushtetuta e vendit e ndalon në mënyrë rigoroze.

“Duke aspiruar sinqerisht në paqe ndërkombëtare e cila bazohet në ligj dhe drejtësi, populli japonez heq përgjithmonë dorë nga lufta dhe kërcënimi për përdorim ose edhe përdorim të forcës si e drejtë sovrane për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare”, shkruhet në Artikullin 9-të të Kushtetutës japoneze.

“Në mënyrë që qëllimi në paragrafin e kaluar të arrihet, forcat tokësore, detare dhe ajrore, dhe edhe mjetet tjera potenciale për luftë nuk do të shfrytëzohen. E drejta e vendit për luftë nuk do përdoret asnjëherë”, shkruhet tutje në artikull. /Telegrafi/

Exit mobile version