Telegrafi

Szymon Marciniak, do të gjykojë finalen e madhe për Kupën e Botës

Szymon Marciniak do të jetë gjyqtari që do të gjykojë finalen mes Francës dhe Argjentinës.

41-vjeçari është zgjedhur nga FIFA për të drejtuar ndeshjen më të rëndësishme të vitit, e planifikuar për t’u zhvilluar të dielën, në orën 16:00.

Marciniak ka gjykuar dy ndeshje në këtë Kampionat Botëror: Francë-Danimarkë në fazën e grupeve (2-1) dhe Argjentinë-Australi në 1/8 (2-1).

Polaku ka gjykuar edhe Francën dhe Argjentinën deri më tani nga një ndeshje.

Nuk përbën lajm fakti që një gjyqtar i UEFA-s është zgjedhur për të gjykuar një finale mes një vendi nga Evropa dhe një vendi nga Amerika e Jugut: në 2002 dhe 2014 e kanë bërë dy italianët: Pierluigi Collina dhe Nicola Rizzoli./Telegrafi/