Telegrafi

Szczesny synon Scudetton me Romën

Portieri i Romës, Wojciech Szczesny, thotë se Roma nuk mund të jetë e kënaqur me vendin e dytë apo të tretë.

Portieri polak thotë se është e patjetërsueshme për ekipin e tij që të kërkojë titullin e kampionit sezonin e ardhshëm.

“Mesazhi im është që gjithmonë të besohet tek ne. Vitin e kaluar ne kemi treguar se mund të bëjmë shumë”.

“Me përkrahjen e tifozëve dne mund të bëjmë gjëra të mëdha dhe jam i entuziazmuar shumë për sezonin e ri, ku besoj se mund të fitojmë Scudetton”, u shpreh Szczesny. /Telegrafi/