Portieri i Romës, Wojciech Szczesny, thotë se ai e sheh Chelsean si favorit për transferimin e Nainggolanit.
Ka raportime konstante se klubi i ri i Antonio Contes po e kërkon lojtarin.
“Ai definitivisht është fantastik për futbolin anglez, është i fortë dhe i vështirë të ndalet”.
“Ai nuk ka frikë nga askush dhe lufton 90 minuta”.
“Nëse do të isha menaxher i Chelseat, unë do të bleja atë menjëherë. Por, unë shpresoj se nuk do të ndodh dhe se do të qëndrojë me ne”, potencoi Szczesny. /Telegrafi/