Telegrafi

Szczesny ia pret penalltinë Messit

Wojciech Szczesny ia ka pritur penalltinë Lionel Messit në ndeshjen mes Polonisë dhe Argjentinës në kuadër të Grupit C në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Argjentina ka humbur një mundësi të madhe për të kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Polonisë.

Ishte ylli kryesor i kombëtares, Messi, i cili ishte i pasaktë nga penallti.

Në fakt, ishte portieri i Polonisë, Szczesny që ia mohoi golin duke ia pritur goditjen nga pika e bardhë.

E gjitha ndodhi në minutën e 38-të të ndeshjes. /Telegrafi/