Portieri i Romës, Wojciech Szczesny, ka pranuar se derbi ndaj Lazios është ndeshje speciale.
Polaku iu bashkua Giallorosëve nga Arsenali gjatë verës, teksa do të përballet me Lazion në duelin e dytë të tij në jetë të dielën.
“Ju mund të ndjeni se është ndeshje speciale”.
“Ne po vijmë në gjendjen në të mirë, dhe një gjë është në kokën tonë – fitorja”.
“Për tifozët kjo sfidë ka më shumë vlerë se tri pikë, por për ne janë tri pikët, ne duhet që të siguorhemi që t’i marrim tri pikët dhe tifozët të jenë të kënaqur”, deklaroi Szczesny. /Telegrafi/