Site icon Telegrafi

Szcesny do të largohet nga Roma

Portier polak luan si i huazuar nga Arsenali, tash e dy vite në skuadrën romake.

Wojciech Szczesny ka vendosur të kthehet te Arsenali në përfundim të këtij stinori, pas dy viteve të kaluara në Romë.

Sipas Corriere dello Sport, klubi londinez i ka kërkuar Romës, 16 milionë euro për reprezentuesin e Polonisë, një shumë kjo e papërballueshme për klubin italian, i cili do ta lejojë lojtarin të kthehet në Londër.

Megjithatë, Roma nuk do të rrijë duarkryq dhe menjëherë do të kërkoj rikthimin e Lukasz Skorupskit, i cili është i huazuar nga ‘Giallorossët’ te Empoli.

Exit mobile version