Wojciech Szcesny u pa me një cigare në gojë vetëm disa orë para ndeshjes me Spanjën. Dhe ai e tymoste atë para bashkëlojtarëve jashtë autobusit të ekipit.
Portieri 31-vjeçar kishte veshjen e stërvitjeve të ekipit kombëtar të Polonisë – një bluzë të kuqe me tuta të zeza dhe kapelë të zezë.
Ish-portieri i Arsenalit u kap duke konsumuar cigare të paktën dy herë gjatë kohës së tij te The Gunners.
Siç zbulohet ekskluzivisht nga SunSport, Arsene Wenger gjobiti me 20 mijë funte gardianin pasi ai kishte ndezër cigaren në dhomat e zhveshjes pas humbjes ndaj Southamptonit në vitin 2015.
Ai nuk luajti në lojën e radhës në Ligën Premier.
Rasti tjetër ishte kur Polonia po bëhej gati të startonte ne Euro 2016, me Szczesnyn që përsëri u kap duke konsumuar cigare.
Portieri u bashkua me Romën në formë huazimi nga viti 2015 në atë 2017, para se të nënshkruante për Juventusin në një marrëveshje të përhershme.
Duke u kthyer te incidenti në stadiumin “St Mary’s, ai kishte thënë: “Në atë kohë isha duke pirë cigare rregullisht dhe trajneri e dinte atë shumë mirë”.
Portieri i Polonisë mbante një pako cigare në dorë ndërsa u largua nga hoteli i ekipit në Sopot përpara se të fluturonte për ndeshjen e Euro 2020 në Sevillë.
“Ai thjesht nuk donte që dikush të pinte duhan në dhomat e zhveshjes dhe unë gjithashtu e dija këtë”.
“Për shkak të emocionit të lojës, unë kisha një cigare pas ndeshjes kur ekipi ishte akoma në ambientet e stadiumit”.
“Unë shkova në cep të dusheve, kështu që ishte në skajin tjetër të dhomës së zhveshjes dhe askush nuk mund të më shihte, dhe unë ndeza një”.
“Dikush më pa, madje nuk ishte vetë shefi, dhe vetëm e raportoi atë përsëri tek shefi.
“E pashë atë disa ditë më vonë, ai më pyeti nëse ishte e vërtetë dhe unë thashë po. Ai më gjobiti dhe kjo ishte fundi i kësaj ndodhie”.
“Ai më pas tha: ‘Shiko, do të jesh pak jashtë ekipit’, por nuk kishte ndonjë përplasje të madhe ose konfrontime të mëdha. Unë kam qenë shumë profesional në lidhje me të”.
Szczesny ishte në portë për Poloninë në barazimin 1-1 ndaj Spanjës, e që natyrisht se mund të gjobitet për këtë veprim. /Telegrafi/