Site icon Telegrafi

Sytë, tregues të orientimit seksual

Hulumtimi i publikuar sugjeron që zgjerimi i bebëzës është tregues i sigurt i asaj që eksiton njeriun. Kur njerëzit shohin diçka që i tërheq, bebëzat e tyre zgjerohen pavetëdijshëm si reaksion i eksitimit të trupit.

Ky studim është eksperimenti i parë i madh i cili ka vërtetuar që ekziston lidhja në mes zgjerimit të bebëzës dhe eksitimit seksual. Në hulumtim kanë marrë pjesë 165 femra dhe 160 meshkuj heteroseksuale, homoseksualë dhe biseksualë.

Ata kanë shikuar video me meshkuj dhe femra duke masturbuar dhe skena neutrale të peizazhit, ndërsa gjatë asaj kohe kamera ka matur ndryshimet në madhësinë e bebëzave të tyre. Rezultatet kanë treguar që zgjerimi i bebëzës është indikator i saktë i orientimit seksual. /Telegrafi/
 

Exit mobile version