Site icon Telegrafi

Sytë nga ‘Riza Lushta’, përballje interesante mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës

Trepça ’89 do ta pres Prishtinën në ndeshjen derbi të javës së 20-të.

89-shi me 45 pikë të tubuara, pret Prishtinën që është e dyta me 39 pikë.

Liderja e Superligës së Kosovës në futboll Trepça ’89 e ka nisur furishëm sezonin pranveror.

Ka fituar me rezultat të thellë në dy ndeshjet e para. Si Drenicën ashtu edhe Hajvalinë i fitoi me rezultatin e njëjtë, 4-0, transmeton GazetaOlle.

Serinë e mirë synon ta vazhdojë edhe në përballjen kundër Prishtinës, që gjithashtu shënoi fitore të thellë në fundjavë kundër Drenicës, 6-0.

Nga 44 ndeshje, Prishtina ka fituar 20 – 8 barazime dhe 16 fitore të “minatorëve”, me goldallim +18 për bardhkaltrit, 59:41.

Ndeshja do të gjykohet nga Kreshnik Vula.

Exit mobile version