Site icon Telegrafi

Sytë e uellsianëve te Bale

Deri në orën 21:00, tifozët e Uellsit do të kalojnë shumë kohë duke bërë llogaritë se me cilat rezultate përfaqësuesja e tyre do të kualifikohet për fazën e dytë të Evropianit.

Përgjigjja më e thjeshtë do të jetë: e mposhtim Rusinë dhe jemi në 16 më të mirët.

Menaxheri Chris Coleman ka shfrytëzuar ditët e fundit për të ngritur moralin pas humbjes zemërthyese në çastet e fundit nga Anglia, përcjell Koha Ditore.

Kur është pyetur nëse ky ishte një prej momenteve më të vështira si lojtar apo si trajner, ai ka thënë: “Po, po. Duhet të them po, nëse jam i sinqertë, pasi ne ishim aq afër”.

Ai është kritikuar nga një pjesë e opinionit për taktikën që e përdori në ndeshje ndaj Anglisë.

Sido që të jetë, shpresat e uellsianëve janë te futbollisti kryesor i skuadrës, Gareth Bale.

Exit mobile version