Poezi nga: Paul Eluard
Përktheu: Roland Gjoza
Askush s’më njeh më mirë
se sa më njeh ti mua
sytë e tu ku flemë
dy në njërin, dy në tjetrin
i kanë bërë orbitat e mia
më të mëdha se netët e botës
në sytë e tu unë udhëtoj
shenjat rrugore kanë ndryshuar
drejtimet i kemi shkëputur nga toka
në sytë e tu ajo që të tjerët shikojnë
është vetmia jonë absolute
askush s’beson se ekziston
Dhe askush s’më njeh më mirë
se sa më njeh ti mua