Site icon Telegrafi

Syrson do t’i mungojë ekipit BIG në turneun e CS:GO në Finlandë

(Foto: HLTV)

Ekipi gjerman BIG do të garojë në mungesë të snajperistit të ekipit Florian “⁠syrsoN⁠” Rische në turneun Elisa Masters Espoo në Finlandë.

Florian “⁠syrsoN⁠” Rische nuk do të jetë pjesë e ekipit në Elisa Masters Espoo 2022 pas testimit pozitiv për COVID-19, njoftoi BIG në rrjetin social Twitter.

Vendin e syrsoN për turneun LAN në Finlandë do ta zë Josef “⁠faveN⁠” Baumann, i cili qëndron në stol të ekipit tash e një kohë.

Skuadra gjermane do të fillojë garën në turneun Elisa Masters Espoo me datën 16 nëntor, ku do të zhvillojnë pesë ndeshje në formatin ‘Bo1’.

BIG është pjesë e grupit A, ku do të përballet me ekipe si Sprout dhe ENCE, dhe iu duhet të futen në top treshen e ekipeve më të mira për të kaluar në fazën tjetër.

Ky është formacioni i ekipit BIG për turneun Elisa Masters Espoo 2022:

Johannes “⁠tabseN” Wodarz

Karim “⁠Krimbo⁠” Moussa

Nils “⁠k1to⁠” Gruhne

Elias “⁠s1n⁠” Stein

Josef “⁠faveN” Baumann

/Telegrafi/

 

Exit mobile version