Telegrafi

Synimet e larta të Twitterit

Realizimi i këtij synimi të Twitterit do të nënkuptonte që gati të gjithë shfrytëzuesit e Internetit sot të bëhen edhe shfrytëzues të Twitterit, e kompania rritjen synon ta arrij përmes shërbimeve të rinj siç janë Discovery dhe me reklamim. Facebook pas tetë vitesh ekzistencë dalëngadalë po i afrohet shifrës prej një miliard shfrytëzues, derisa Twitter në gjashtë vite bëri për vete vetëm rreth 140 milion shfrytëzues të cilët në dit publikojnë 340 milion tweeta.

Duke pasur parasysh numrin momental të shfrytëzuesve, realizimi i synimit prej dy miliard sipas të gjitha gjasave bën pjesë në planet afatgjatë të kompanisë – Satya Patel mendon se suksesi do të arrihet atëherë kur gjëja e parë që bëjnë internautët pas zgjimit të jetë kontrollimi i Twitterit. /Telegrafi/