Besian Idrizaj ishte njëri nga futbollistët më të talentuar shqiptar.
Por në vitin 2010, sulmuesi shqiptar ndërroi jetë pasi pësoi një sulm në zemër në banesën e tij.
Në atë kohë, Idrizaj ishte pjesë e klubit të madh uellsian Swansea City, që pas çdo viti kujton ish-lojtarin e tyre.
Idrizaj kishte luajtur me grupmoshat e Kombëtares së Austrisë, derisa kishte vendosur ta përfaqësojë Shqipërinë, por ëndrra për ta veshur fanellën kuqezi u shua pas atij sulmi në zemër.
Gjithsesi Idrizaj vazhdon të kujtohet gjithmonë nga Swansea, pasi edhe në 11 vjetorin e vdekjes së tij klubi uellsian ka shkruar disa fjalë për të.
Besian Idrizaj was cruelly taken from us 11 years ago today 🌹
Forever in our hearts. Once a Jack, always a Jack 🤍🖤 pic.twitter.com/PdR7s1wBBj
— Swansea City AFC (@SwansOfficial) May 15, 2021
“Besian Idrizaj u humbi jetën në moshë të re sot 11 vite më parë . Përgjithmonë në zemrat tona”, shkruhet në postimin e Swanseas në Twitter.
Idrizaj ndërroi jetë në moshën e re si 22-vjeçar, derisa pritej që të kishte një karrierë të madhe.
Ylli nga Kosova kishte nisur karrierën te LASK Linz, para se të kalonte te të rinjtë e Liverpoolit në vitin 2005.
Ai kishte kaluar si i huazuar edhe tek skuadrat tjera si Luton e Crystal Palace, para se të bashkohej me Wacker Innsbruck e së fundmi luajti për Swansean. /Telegrafi/