Site icon Telegrafi

Svingerët e famshëm: Njëri-tjetrit nuk i mjaftojnë për seks!

Që të ndash partnerin/en me dikë tjetër, duhet që të kesh besim të madh. Seksi i tillë është i mrekullueshëm për shumë çifte, por duhen marrë mirë parasysh pasojat, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, orgjitë lërjani më mirë fantazisë, por si yjet këmbejnë partnerët e tyre seksualë me qëllim të përjetimit të freskisë së afshit dashuror?

Megan Fox dhe Brajan Ostin Grin
Për çiftin, i cili është në martesë tashmë pesë vjet, ndërkaq një kohë të gjatë është pëshpëritur se kanë marrëveshje që mund të flenë me të tjerë dhe ndonjëherë “të argëtohen” edhe me çifte të tjera. Megani dhe Brajani i kanë dy fëmijë.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt
Thashethemet për atë që këtë formë seksi e ka iniciuar vetë Angelina kur me një rast ka thënë që ajo dhe Pitti “nuk e kufizojnë” njëri-tjetrin dhe fakti që janë të martuar nuk do të thotë që janë “të gozhduar” me njëri-tjetrin.

Demi Moore dhe Ashton Kutcher
Kur kanë qenë të martuar, është shkruar që çifti jo rrallë ka pasur personin e tretë në krevat, madje me siguri ai person ka qenë femër, sepse Demi, gjoja është biseksuale. Mirëpo, edhe seksi i tillë nuk ua ka shpëtuar divorcin, i cili është bërë në vitin 2011.

Pink dhe Carey Hart
Këngëtarja me bashkëshortin gjoja ka provuar të ketë martesë të hapur, mirëpo për këtë shkak disa herë janë grindur. Xhelozia dhe hidhërimi i ka penguar eksperimentet e tyre, për ç’shkak flitet që më nuk e bëjnë atë gjë.

Jada Pinkett Smith dhe Will Smith
Çifti hollivudian i cili është i martuar tashmë 17 vjet, gjoja disa herë kanë ndërruar partnerët me çiftet e tjera. Willi dikur ka thënë që “bëjnë gjithë atë që u duket e natyrshme, madje edhe nëse është fjala për seksin me të tjerët” dhe që në raportet e tyre është çdo gjë në rregull derisa e kanë pëlqimin e partnerit tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version