Pas aventurës në FA Cup ndaj Arsenalit, Sutton United u rikthye në ligë ndaj Torquay, por pas 14 minutash lojë ata ishin në disavantazh 1-0.
Gjërat u vështirësuan edhe më shumë kur portieri i parë Ross Worner u lëndua një minutë më vonë, dhe Sutton nuk kishte Wayne Shaw në bankën rezervë për ta zëvendësuar.
E gjitha kjo pasi portieri i cili u bë i famshëm për peshën e tij të madhe dhe ‘incidentin’ gjatë takimit ndaj Arsenalit, ku hëngri ushqim është pensionuar tashmë.
Me këtë rast Sutton nuk kishte zgjidhje tjetër vetëm se të fut në portë një lojtar.
Gjithsesi fati atyre i buzëqeshi pasi fituan në fund me rezultat 2-3. /Telegrafi/