Site icon Telegrafi

Supertifozi i Uellsit ka shpenzuar 85 mijë euro në fanella (Foto)

Tifozët e Përfaqësueses së Uellsit po përgatiten të shohin ekipin e tyre me fanella të kuqe në një turne të madh futbolli për herë të parë në 58 vjet.

Por, për një njeri që ka shpenzuar 85 mijë euro në koleksionimin e 350 fanellave të bartura në ndeshjet e Uellsit, fanella është e rëndësishme po aq sa rezultati, transmeton Koha Ditore.

I quajtur supertifoz, Simon Shakshaft (51), thotë se ende e “pickon veten” për t’u bindur se Përfaqësuesja e Uellsit është kualifikuar në “Euro 2016”. Por, çfarë i shtyn fanatikët sikur ai që të mbledhin uniformat e njerëzve të tjerë që janë të mbushura plot me djersë dhe erëra të ndryshme?

Shakeshaft, ish-fizioterapeut i skuadrave Hereford United, Exeter City dhe Shrewsbury Town, thotë se koleksioni i fanellave i ka mundësuar atij që të jetë në lëkurën e heronjve të tij.

Ai ka fanella të bartura nga reprezentuesit e Uellsit nëpër kohë të ndryshme dhe ato nuk i ka pastruar asnjëherë. Ai pëlqen të ndiejë historinë në lëkurën e tij. Disa i ka blerë nga tifozët e tjerë e disa i ka marrë dhuratë nëpër ndeshje.

Ka edhe fanella të blera nëpër dyqane, por ato që janë bartur në fushë e bëjnë të ndihet më mirë. Ku ka më mirë se nga dora e parë !

Exit mobile version