Është tërhequr shorti i sezonit 2017/2018 i Superligës së Kosovës në futboll.
Shorti i cili u tërhoq në ambientet e FFK-së ka nxjerrë përballje interesante në ndeshjet e para.
Vëllaznimi i rikthyer në elitë e pret Lirinë e Prizrenit në derbin e madh regjional, teksa Gjilani e pret Besën në shtëpi.
Ferronikeli do të ketë punë me të posa inkuadruarit, Vllaznia Pozharan, teksa Llapi e nisë ndaj Drenicës në shtëpi.
Trepça 89’ ka punë ndaj Flamurtarit në javën e parë, teksa Prishtina do të presë Dritën në shtëpi, në një duel aspak të lehtë për kryeqytetasit.
Java e parë – 19 gusht:
Vëllaznimi – Liria
Gjilani – Besa
Feronikeli – Vllaznia Pozharan
Llapi – Drenica
Trepça ’89 – Flamurtari
Prishtina – Drita