Telegrafi

Superliga kthehet me disa duele interesante

Me përballjen Llapi-Drita (1-1), takim ky që u zhvillua dje, është hapur java e 23-të e elitës së futbollit tonë.

Kjo fundjave sjell disa ndeshje mjaft të rëndësishme për shkak së tashmë garat e Superligës kanë hyrë në fazën më të nxehtë, transmeton KosovaPress.

Kampionët në fuqi, Feronikeli në “Rexhep Rexhepi” te Drenasit sot do të pres Lirinë, në një ndeshje tejet të rëndësishme, sidomos për “Nikelin” që është në garë për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Ndërkaq, të dielën janë në program të luhen edhe katër ndeshjet tjera te xhiros së 23-të, ku veçohen përballjet Hajvalia-Drenica dhe Gjilani-Prishtina.

Raiffeisen Superliga / Java e 23-të
E shtunë
Feronikeli-Liria
E diel
Hajvalia-Drenica
Besa-Vushtrria
Trepça ’89-Istogu
Gjilani-Prishtina
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00.

/Telegrafi/