Site icon Telegrafi

Superliga Evropiane nuk do të mund të ekzistojë nga formati i ri i Ligës së Kampionëve

UEFA dhe klubet më të mëdha evropiane nuk do të lejojnë të zhvillohet ideja e Superligës Evropiane shkaku i formatit të ri të Ligës së Kampionëve që do të jetësohet nga viti 2024.

Real Madridi, Manchester United dhe Liverpooli e kishin mbështetur idenë që të ketë një format të ri në vend të garës më të madhe për klube në Evropë, mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli dhe ECA kanë kërkuar që formati i Ligës së Kampionëve të ndryshojë nga viti 2024, me 36 skuadra pjesëmarrëse.

Në atë që ishte një sulm i qartë ndaj komplotistëve të Superligës, Giorgio Marchetti tha: “Ne e kuptojmë se uniteti mund të shpërbëhet lehtë kur idetë tinëzare ndiqen nën pretendimin e mbijetesës, rritjes ose nevojave të biznesit”.

“Për fat të keq, pjesa tjetër e futbollit, rreth 99 për qind e tij, nuk do të ftohen të shijojnë këtë super bashkim të ri”.

“Mbijetesa e kësaj fatkeqësie nuk ka të bëjë vetëm me rregullime të shpejta ose mjete shërimi efektive që u përshtaten më të pasurve dhe të privilegjuarve, por duke u kujdesur për të gjithë futbollin, të mëdhenjtë dhe të vegjlit, të dobëtit dhe të fortët”.

Ai shtoi: “Idetë dhe përpjekjet tona të kombinuara kanë prodhuar ndryshimin më të madh në formatet e garave të klubeve në dekada”.

“Reformat do të sigurojnë forcë të përtërirë dhe spektakël të paparë që do të shkojë përpara”.

“Me projektin që kemi në mendje, gara kryesore e Evropës për klubet pas vitit 2024 do të jetë edhe më tërheqëse dhe e gatshme për t’u përballur me një peizazh të ri të tifozëve dhe shikuesve”.

Plani i UEFA-s do të shohë 36 skuadrat në një kampionat, por duke luajtur dhjetë ndeshje në fazën hapëse. /Telegrafi/

Exit mobile version