Site icon Telegrafi

Superliga e Zvicrës mund të fillojë pas 8 qershorit

Këshilli Federativ i Zvicrës ka liruar masat për sportin dhe ka lejuar që ndeshjet të mbyllura për publikun të zhvillohen nga 8 qershori e tutje.

Nga 11 maj, grupe të vogla me një maksimum prej pesë personash mund të stërviten.

Për më tepër, seancat stërvitore me më shumë se pesë persona mund të zhvillohen për sportet kolektive pak më vonë.

Kështu që Superliga e Zvicrës pritet të startojë përsëri, por ka mbtur që drejtuesit e kampionatit të japë gjithashtu dritën e gjelbër, pasi janë ata që drejtojnë ligën.

Këshilli Federal ka vendosur që ngjarjet e mëdha me më shumë se 1.000 njerëz të pranishëm të qëndrojnë të ndaluar deri në fund të gushtit.

Superliga e Zvicrës ka numrin më të madh të lojtarëve shqiptarë që luajnë në kampionatet e huaja. /Telegrafi/

Exit mobile version