Telegrafi

Superliga e Maqedonisë: Struga vazhdon kryesimin, Shkupi dhe Shkëndija nuk i ndahen

Pas pauzës dy javore për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, në fundjavë që lamë pas u rikthye kampionati i futbollit në Superligën e Maqedonisë së Veriut me xhiron e 25-të në program.

Shkupi dhe Struga Trim Lum fituan derbit në këtë xhiro, përderisa Shkëndija mori triumf në shtëpi përballë Bregallnicës së Shtipit.

Ekipi Shpëtim Duros me fitoren ndaj Voskës vazhdon kryesimin në renditjen tabelare me 54 pikë të tubuara, duke u ndjekur nga Shkupi me 51 dhe Shkëndija me 48-të.

Në pozitën e katërt vjen Sileksi me 36 pikë në konto, që ndjeket nga Tikveshi me tre pikë më pak. Gostivari mban pozitën e gjashtë me 32 pikë, dy më shumë se Brera Strumica në vendin e shtatë.

Rabotniçki dhe Voska Sport kanë pikë të njejtë (nga 27 pikë secila) dhe mbajnë pozitat tetë dhe nëntë.

Vardari ka marrë vendin e 10-të me 26 pikë, duke lënë në dy pozitat e fundit Makedonija Gjorçe Petrovin (24 pikë) dhe Bregallnicën e Shtipit (22 pikë).

Xhiroja e radhës në Superligën e Maqedonisë së Veriut zhvillohet me 7 prill, përderisa në mesjavë janë në program ndeshjet gjysmëfinale të Kupës. /Telegrafi/