Telegrafi

Superliga e Maqedonisë, Shkupi rimer kreun, diferencë e ngushtë me Shkëndijën dhe Strugën

Shkupi triumfoi në super derbin me Shkëndijën në xhiron e 17-të të Superligës së Maqedonisë së Veriut dhe tashmë rimer kreun i vetëm, me tre pikë diferencë me kuqezinjtë, mirëpo nga ana tjetër i afrohet Struga në dy pikë diferencë pas fitores në Kavadar ndaj Tikveshit.

Pas 17 xhirove, Shkupi aktualisht ka 35 pikë, dy më shumë se Struga me një ndeshje më pak dhe tre më shumë se Shkëndija.

Sileksi vazhdon të ndjek skuadrat shqiptare nga vendi i katërt me 24 pikë. Pas ekipit nga Kratova vjen Rabotniçki me 23 pikë, Tikveshi me 22 pikë dhe Gostivari në vendin e shtatë me 21 pikë.  

Brera Strumica mban pozitën e tetë me 20 pikë, dy më shumë Makedonija Gjorçe Petrov, ndërsa tabela vijon me Voska Sport dhe Bregallnica e Shtipit që kanë nga 17 pikë, duke lënë të fundit Vardarin me 14 pikë./Telegrafi/