Xhiroja e 14-t në Superligën e Maqedonisë së Veriut mbyllet në krye me Shkupin, Shkëndijën dhe Struga Trim Lumin.
Tre ekipet shqiptare vazhdojnë dominimin në futbollin e Maqedonisë edhe këtë sezon.
Struga kampion në fuqi, ndërsa Shkupi dhe Shkëndija lider të renditjes në këtë sezon, me një pikë më shumë se struganët. Ekipi Shpëtim Duros u mposht në fundjavë nga Brera Strumica, njejtë sikur Shkupi që u mund në Kratovë nga Sileksi, teksa fitore regjistroi vetëm Shkëndija që mposhti Tikveshin në Tetovë. Por, megjithatë kjo nuk ka ndikuar në renditjen e tyre në maje të tabelës.
Pas Shkupit, Shkëndijës dhe Strugës, vjen Sileksi me 23 pikë, duke u ndjekur nga Brera Strumica dhe Rabotniçki që kanë nga 19 pikë. Gostivari ka marrë pozitën e shtatë me 18 pikë të grumbulluara, ndërsa Tikveshi dhe Voska renditen në vendet tetë dhe nëntë me nga 16 pikë.
Pozita e 10-të i takon Makedonija Gjorçe Petrovit me 15 pikë, një më shumë se Bregallnica dhe katër më shumë se Vardari që vazhdon ta mbajë pozitën e fundit në renditjen tabelare.
Xhiroja e radhës në Superligën e Maqedonisë së Veriut është me 26 nëntor./Telegrafi/