Site icon Telegrafi

Superliga e Maqedonisë, FC Shkupi merr i vetëm kreun e tabelës

Fundjava që lamë pas solli ndeshjet e xhiros së 15-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

FC Shkupi mori fitore përballë Makedonija Gjorçe Petrovit në Çair dhe shfrytëzoi barazimin e Shkëndijës me Bregallnicën në Shtip, duke marrë i vetëm kreun e renditjes tabelare me 31 pikë të tubuara nga 15 ndeshje të luajtura.

Shkëndija e Tetovës e ndjek nga vendi i dytë me 29 pikë, teksa Struga Trim Lum vazhdon e treta me 27 pikë edhe pse nuk luajti në xhiron e fundit për shkak se ndeshja me Voska Sport u shty për arsye të reshjeve të borës.  

Sileksi që gjithashtu nuk zhvilloi ndeshje në fundjavë për arsye të njejta si Struga, vazhdon ta mban pozitën e katërt në renditje me 23 pikë, tre më shumë se Rabotniçki në pozitën e pestë.  

Pas “Romantikëve” pasojnë Brera Strumica, Tikveshi dhe Gostivar, që të trija me nga 19 pikë në konto. Voska Sport është e nënta në renditje me 16 pikë të tubuara, duke lënë pas vetes Makedonija Gjorçe Petrovin dhe Bregallnicën me nga 15 pikë. Ndërkohë që Vardari me 11 pikë mbetet e fundit në tabelë.  

Superliga e Maqedonisë së Veriut vazhdon me xhiron e radhës të mërkurën (29 nëntor), me gjashtë ndeshje që do të luhen nga ora 13:00./Telegrafi/

Exit mobile version