Lyon ka gjetur barazimin në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Romës.
Është mesfushori i shumëkërkuar francez, Corentin Tolisso, i cili ka shënuar golin e barazimit 2-2.
Goli i Tolissos erdhi nga një distancë rreth 20 metra nga një goditje e fortë.
Ky gol u shënua në minutën e 47 pas asistimit të Alexandre Lacazette. /Telegrafi/