Lidhjet kanë ndryshuar: vajzat më nuk janë duke e pritur princin me kali të bardhë dhe meshkujt nuk janë duke u nxituar për t’u martuar.
Shumë e shumë njerëz tani qëllimshëm vendosin të qëndrojnë beqarë dhe të ndihen të lumtur me këtë status, transmeton Telegrafi.
Dhe psikologët thonë se ata nuk e kanë gabim: beqaria mund t’ju sjell shumë përfitime për shëndet më të mirë e deri te ndjenjat e përmbushjes në jetë.
Më poshtë i keni disa prej superfuqive të personave beqarë.
Përjetojnë emocione negative më rrallë
Beqarët mjaftohen me vetveten – ata mbështeten në vetveten dhe mësohen si të ballafaqohen me problemet vetvetiu.
Dhe ky kualitet kontribuon në nivelin e tyre të lumturisë: psikologët besojnë se beqarët me ndjenja të forta të identitetit dhe mjeshtërisë personale janë më pak të prirë të përjetojnë emocione negative.
Gjejnë mundësi të reja kudo
Beqarët nuk janë ‘rehatuar’, prandaj janë më mendjehapur dhe nuk janë të lidhur për një vendi.
Ata janë më të prirë ta shëtisin botën dhe të marrin pjesë në eksperienca të reja.
Beqarët shfaqin nivele më të larta të kreativitetit dhe kanë më shumë kohë të përqendrohen në zhvillimin personal.
Janë të suksesshëm në karrierë
Beqarët kanë më shumë energji dhe kohë për ta ndërtuar një karrierë të suksesshme.
Ata gjithashtu janë më të prirë të marrin pjesë në shoqata profesionale, të bëjnë punë bamirësie, etj.
Nuk ua ndien shumë për gjërat materiale
Përderisa të martuarit i shohin të ardhurat e mëdha si një prej faktorëve më të rëndësishëm kur kërkojnë punë, beqarët faktikisht nuk u kushtojnë shumë vëmendje anës materiale të gjërave.
Ata janë më të prirë të motivohen nga rëndësia e punës që i inspiron.
E dinë çfarë duan
Beqarët nuk frikësohen të jenë vetvetja dhe nuk nxitohen të futen në lidhje.
Ata e dinë se çfarë duan dhe nuk pajtohen për më pak. /Telegrafi/