E përditësuar: Tashmë zyrtarisht është shtyrë dueli mes River Plates dhe Boca Juniorsit dhe do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00.
________________________________
River Plate dhe Boca Juniors është dashur që nga ora 21:00 të shtunën të zhvillojnë duelin e dytë final të Copa Libertadores.
Por, autobusi i ekipit të Bocas u sulmua nga gurë që thyen xhamat e autobusit.
Nga xhamat e thyer dhe nga gazi lotsjellës i policisë u dëmtuan disa lojtarë, e një ndër lojtarët kryesorë, Perez, u dërgua në spital.
Megjithatë, mjekët e CONMEBOL kanë konstatuar se lojtarët nuk kanë lëndime dhe se mund të luajnë.
Kështu, Gianni Infantino i ka bërë të ditur Boca Juniors që nëse nuk zhvillon duelin sipas afatit të caktuar, atëherë do të diskualifikohet dhe River Plate do të shpallet kampion.
Tashmë është konfirmuar se ora 23:15 është caktuar për zhvillimin e takimit dhe Boca Juniors është i detyruar që të dalë në fushë.
Mijëra tifozë tashmë kanë mbushur stadiumin El Monumental dhe ekzistoi frika se në rast të një anulimi mund të kishte trazira edhe më të mëdha.
River Plates i mjafton një barazim pa gola për t’u shpallur kampion pasi sfida e parë përfundoi me rezultat 2-2. /Telegrafi/