Telegrafi

Super Skënderbe, dy gola të mrekullueshëm ndaj Dinamos së Kievit (Video)

Festa e lojtarëve

Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesa e dytë për Skënderbeun e Korçës.

Skuadra shqiptare po përballet me Dynamon e Kievit në ‘Elbasan Arena’, dhe pjesa e parë përfundoi me barazim 1-1.

Por me të filluar 45 minutëshi final i kësaj sfide, ka ardhur edhe goli i epërsisë për bardh e kuqtë.

Gledi Mici harkoi për mrekulli në zonë ndërsa Sowe asistoi me kokë tek James i cili shënoi nga afërsia për 2-1.

Ndërkohë golin e tretë në këtë sfidë për vendasit e shënoi sulmuesi afrikan Ali Sowe pasi kaloi edhe portierin mysafir.

Në rast të fitores, atëherë Skënderbeu do të kishte më të lehtë kalimin në raundin tjetër. /Telegrafi/