Telegrafi

Super pasim, supergol i Giaccherinit kundër Belgjikës (Video)

Emanuele Giaccherini ka kaluar në epërsi kombëtaren italiane kundër belgëve.

Shtatshkurtri ka pranuar një pasim të saktë në minutën e 31-të nga Leonardo Bonucci dhe me sukses finalizoi këtë sulm të italianëve.

Katër minuta pas golit të epërsisë, Grazianio Pele pati një rast të qind për qindtë kur i vetëm u gjend përballë portës së Thibaut Courtois, por nuk ishte i saktë duke gjuajtur me kokë jashtë golit të belgëve.