Telegrafi

Super paraqitje, këto janë statistikat e lojtarëve të Bad News Eagles, në fitoren e madhe kundër ekipit brazilian

(Foto: HLTV)

Bad News Eagles arriti të triumfoj kundër ekipit brazilian MiBR, për t’u kualifikuar në fazën tjetër të turneut më të madh të CS:GO, ku i presin ekipet më të mira botërore.

Ekipi shqiptar të udhëhequr nga kapiteni i tyre Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci, kanë shënuar një tjetër fitore historike sot sa i përket lojës së CS:GO.

Fitorja e tyre kundër ekipit brazilian e cila u ndoq nga më shumë se 250 mijë shikues, përcolli emocione të mëdha.

Paraqitje të mirë treguan të gjithë lojtarët e ekipit shqiptar, por lojtari më i vlefshëm i ndeshjes u shpall Rigon ‘rigoN’ Gashi, me 75 eliminime dhe 58 vdekje, me vlerësimin nga HLTV 1.44.

Lexo po ashtu Legjendarët Bad News Eagles kualifikohen në fazën finale të turneut më të madh botëror në CS:GO

Por statistika të mira gjatë ndeshjes patën i gjithë ekipi i Bad News Eagles, më poshtë i gjeni statistikat e të pesë lojtarëve gjatë ndeshjes kundër ekipit MIBR:

Rigon ‘rigoN‘ Gashi, 75 eliminime, 58 vdekje, vlerësimi nga HLTV 1.41.

Dionis ‘sinnopsyy‘ Budeci, 61 eliminime, 60 vdekje, vlerësimi nga HLTV 1.10.

Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, 50 eliminime, 45 vdekje, vlerësimi nga HLTV 1.08.

Sener ‘SENER1‘ Mahmuti, 47 eliminime, 45 vdekje, vlerësimi nga HLTV 1.02.

Flatron ‘juanflatroo‘ Halimi, 51 eliminime, 50 vdekje, vlerësimi nga HLTV 0.94.

 

/Telegrafi/