Bad News Eagles, mposhti ekipin brazilian Imperial me rezultat 16:12 në turneun e CS:GO, PGL Antwerp Major, i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës, dhe tani janë një fitore larg kualifikimit të fazës tjetër, ku ndeshjet do të zhvillohen me audiencë të drejtpërdrejtë.
Në fitoren e ekipit shqiptar kundër legjendave nga Brazili, më meritori ishte Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, i cili nuk u ndal gjatë gjithë mapit ‘vertigo’.
Gxx na dhuroj një shfaqje spektakolare duke përfunduar ndeshjen me 33 eliminime dhe 14 vdekje, me vlerësimin nga HLTV 1.72.
gxx- ends Vertigo against Imperial as the highest-rated player after a spectacular CT showing with 27 kills and 100% KAST#PGLMajor pic.twitter.com/2uvaGzxlpC
— HLTV.org (@HLTVorg) May 10, 2022
Ndonëse nuk pati paraqitje shumë të mira në dy ndeshjet e para, gxx- edhe njëherë u rikthye për ta ndihmuar ekipin e tij atëherë kur i duhet më së shumti, me një paraqitje fantastike kundër ekipit brazilian Imperial.
Tani ekipi Bad News Eagles është një fitore larg kualifikimit në fazën tjetër, ku e presin ekipe si Na’Vi, FaZe, Cloud9 dhe më shumë, në garë për një grup çmimesh rreth 1 milion dollarë. /Telegrafi/