Site icon Telegrafi

Super Oblak, tri pritje brenda pesë sekondave (Video)

Atletico siguroi çerekfinalen e Ligës së Kampionëve pasi barazoi 0-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Leverkusen, ndërsa kishte fituar takimin e parë.

Një meritë të jashtëzakonshme në këtë kualifikim të skuadrës së drejtuar nga Simeone pati portieri Jan Oblak.

Gjatë gjithë takimit ai tregoi se ishte në një nivel mjaft të lartë me pritjet e tij, ndërsa kulmi ishte në pjesën e dytë, kur në një aksion të lojtarëve të Leverkusenit, ai arriti t’i ndalte ata në tre goditje drejt portës.

Pas takimit, sulmuesi Atleticos, Antoine Griezmann e “ngriti në qiell” portierin polak, duke thënë se ai është më i mirë në botë në rolin e tij.

Ai bëri gjashtë pritje gjatë ndeshjes, si askush në këtë fazë.

Atletico është në pritje të shortit për çerekfinale që hedhet të premten në ora 12:00.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=22&v=gyXAcXqVcV8

Exit mobile version