Telegrafi

Super ndeshje na presin sot në Ligën e Parë, pretendentët luajnë në shtëpi

Na pret një ditë e ngjeshur me shumë ndeshje interesante edhe në Ligën e Parë, ku 16 skuadra zbresin në fushat e blerta në kërkim të pikëve të reja të ‘pranverës së nxehtë’.

Grupi A do të sjellë pesë takime, ku ekipet që mëtojnë Superligën do të përballen kryesisht me skuadra të pjesës së poshtme të tabelës.

Liderja e klasifikimit, Malisheva, është nikoqire e Lirisë, ndërsa Dukagjini pret Vëllaznimin.

Tri takimet tjera të këtij grupi janë A&N – Drenasi, Istogu – Trepça dhe Onix – Vushtrria.

Në anën tjetër, tri ndeshje do të luhen në kuadër të Grupit B.

Flamurtari pret Kikën në kryeqytet, Vitia është nikoqire e Ramiz Sadikut, derisa Ferizaj ka punë me KEK-un.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:00.

Kjo xhiro do të përmbyllet të hënën me takimin mes Ulpianës dhe Dardanës.

LIGA E PARË – SOT

GRUPI A

Dukagjini – Vëllaznimi
Malisheva – Liria
Istogu – Trepça
A&N – Drenasi
Onix – Vushtrria

GRUPI B

Flamurtari – Kika
Vitia – Ramiz Sadiku
Ferizaj – KEK-u. /Telegrafi//