Ka përfunduar ndeshja e Bad News Eagles kundër ekipit të katërt në ranglistën botërore në CS:GO, G2, ku edhe pse ekipi shqiptar treguan një lojë të mirë fati nuk ishte në anën e tyre kësaj here, por mundësia për t’u kualifikuar në turneun më të madh të CS:GO është ende e madhe.
Ndeshja me rezultat të ngushtë u zhvillua në mapin ‘dust2’ ndërmjet ekipit shqiptar Bad News Eagles dhe njërit ndër ekipet më të mira të botës G2.
Ekipi shqiptar edhe njëherë shfaqen lojë të mirë, duke i bërë probleme ekipit G2 gjatë gjithë kohës në ndeshjen e cila përfundoj me rezultat 16:10 në favor të ekipit kundërshtar.
Por kjo humbje nuk i shuan ëndrrat e ekipit Bad News Eagles për t’u kualifikuar në PGL Antwerp Major, pasi ka mbetur edhe një mundësi, nesër (e shtunë), ku bNe do të zhvillojë ndeshjen vendimtare, kundër ekipit tjetër i cili mban rekordin e njëjtë si ta, 1-2 (një fitore, dy humbje).
Kundërshtari i tyre do të mësohet më vonë, ndërsa ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, ku ekipi fitues do të qëndroj akoma në garë, ndërsa ekipi i cili humb eliminohet. /Telegrafi/