Site icon Telegrafi

“Super lojtar dhe i madh do të bëhet Rashford”

Mesfushori i Manchester Unitedit, Morgan Schneiderlin, thotë se Marcus Rashford do të bëhet top-lojtar pas formës së shkëlqyer me ekipin e parë në javët e fundit.

18-vjeçari është paraqitur tetë herë sivjet në të gjitha garat dhe ka realizuar pesë gola, të fundin në fitoren e së dielës në derbin e Manchesterit në Etihad.

“Është e mahnitshme ajo që po ndodh me të që nga debutimi. Ai është talent i shkëlqyeshëm, jo vetëm për golat që shënon, por për gjithçka rreth lojës së tij. Ai do të ketë progres në të ardhmen dhe do të bëhet top, top-lojtar”, ka thënë Scheiderlin për televizionin zyrtar të klubit.

Talenti iu bashkua akademisë së Unitedit në vitin 2005.

Exit mobile version